back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeBasha: Presim deri të dielën për formimin e Qeverisë, partitë duhet të...

Basha: Presim deri të dielën për formimin e Qeverisë, partitë duhet të bashkohen s’kanë ku e çojnë njëra-tjetrën

Të ngjajshme

Londra sanksionoi kontrabandues kosovarë me migrantë ilegalë, reagon Prokuroria Speciale

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar sot një dokument, përmes të cilit...

Shpifje dhe propagandë kundër Arian Tahirit, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve Kibernetike, ka...

Publikohet kënga shumë e pritur nga Ledri Vula – “6ex AM”

Reperi i njohur dhe i shumëpëlqyer nga publiku, Ledri...

Fotografia familjare nga Samiti i Procesit të Berlinit në Londër

Është publikuar fotoja familjare nga Samiti i Procesit të...

‘‘Duhet me lanë deri të dielën me pa’’, se a i ka Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje, numrat e mjaftueshëm për krijimin e qeverisë së re, ka thënë kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Vetë Basha, i cili u zgjodh kryeparlamentar pas muajsh bllokade, ka thënë se numrat për qeverinë varen prej mandatarit e që është kryeministri në detyrë, Kurti.

Basha ka thënë se duhet të pritet e diela për të parë se si do të procedohet tutje,

‘’A i kanë numrat? Kjo varet prej mandatarit që është kryeministri në detyrë, zoti Albin Kurti, dhe afati është deri të dielën, kështu që duhet me lanë deri të dielën për me pa kur thirret seanca dhe se si do të procedojmë’’, ka thënë kryekuvendari në një intervistë të djeshme dhënë për RTK.

Tutje, Basha vlerësoi se, ‘’herët apo vonë’’, partitë shqiptare do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, pasi siç tha kryetari i Kuvendit, ato ‘’s’kanë ku e çojnë njëra-tjetrën’’.

‘’Unë vazhdojë me besu që partitë shqiptare duhet ta gjejnë vullnetin që bashkëpunojnë mes vete. Herët apo vonë, sot apo nesër këto parti shqiptare do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, se s’kanë ku e çojnë njëra tjetrën’’, ka shtuar ai.

Më tej, Basha ka deklaruar edhe se ‘’populli e ka bo punën e vetë’’ në zgjedhje duke votuar e treguar ‘’maturi demokratike’’, dhe se tash, i takon partive që të gjejnë vullnet për bashkëpunim.

Ai e vlerësoi edhe si ‘’pak të ngutshme’’, atë që ai e quajti ‘’betejë’’ që filloi në seancën solemne të konstituimit të Kuvendit.

‘’Unë mendoj se ka pas zgjedhje të lira demokratike, si ato parlamentare edhe këto lokale, e që po besoj është treguar një maturi e jashtëzakonshme, mendoj kështu, politike dhe demokratike nga ana e popullit tonë që tani po e kalon testin çdo katër vite. Meqenëse populli ka bo punën vetë, unë mendoj që tashti edhe partitë politike duhet ta gjejnë vullnetin që të bashkëpunojnë mes vete për ta krijuar një qeveri, për shkak se kanë kalu një kohë e gjatë, thash ndoshta jo gjithmonë me fajin e deputetëve, për me kanë shumë fer, për shkak se katër muaj e gjysmë i ka marrë gjykata Kushtetuese. Mendoj që beteja që është fillu në seancën solemne për konstituimin e Kuvendit ka qenë pak e ngutshme’’, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz