back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeBasha: Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret

Basha: Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret

Të ngjajshme

Sylvinho beson te kualifikimi në Botëror: Forca jonë është bindja te lojtarët

Shqipëria po jeton një moment historik dhe në vend...

Avdyli: Kemi pasur fitore bindëse, por ishte e pamundur ta bëjmë qeverinë vet

Ish-deputeti nga lista e LVV-së, pjesë e partisë Guxo,...

Limaj: Rikthimi i Isni Kilajt është lajm i madh, shpresojmë të vazhdojnë lajmet e mira nga Haga

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas...

KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur konkurs për agazhimin...

Basha: Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarretKreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka falënderuar Kosovën për ndihmën e dhënë në betejën me zjarret në tunelin e Kalimashit.

“Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë”, shprehet Basha.

Gjithashtu kryedemokrati thekson se prej ditësh forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë po sakrifikojnë në kushte të rënda për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pasurive natyrore.

“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda,është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore.”, shkruan Basha.

Gjatë natës situata me zjarret në Kalimash ishte kritike për shkak të vatrave të vështira të përhapura në këto zonë.

Shërbime zjarrfikëse të Kosovë dhe forca nga FSK-ja të shoqëruar nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i janë bashkuar shërbimeve zjarrfikëse të Kukësit për të vënë në kontroll zjarret.

Mëngjesin e sotëm situata në tunelin e Kalimashit është më e qetë dhe është bërë e munduar lëvizja, ndërsa vijon ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse, në zonën e quajtur Laku i Thive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz