BallinaSportBasha me skuadër të re

Basha me skuadër të re

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Tashmë është zyrtare, Migjen Basha është lojtar i Barit në Serinë B italiane. Nëpërmjet një komunikate në faqen e klubit italian shkruhet se mesfushori shqiptar ka firmosur një kontratë 2-vjecare, pra do të jetë pesë e Barit deri në verë të 2018-ës. Në fakt Basha kishte nisur stërvitjen me skuadrën puljeze që të martën e kaluar, por zyrtarizimi i tij kishte mbetur peng i një faksi nga Luzerna, që vërtetonte prishjen me konsensus të kontratës me klubin zvicëran.

Menjëherë pas hedhjes së firmës në kontratë, Basha i përshëndeti emnjë viedomesazh tifozët e Barit, duke i ftuar të gjithë që të jenë të pranishëm në San Nicola.

29-vjecari, një lojtar grintioz dhe me vizion të lojës, mbetet po në Serinë B, teksa gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar veshi fanellën e Comos, por pa mundur të shmangë rënien nga kategoria. Falë eksperiencës së gjatë në futbollin italian, Basha pritet të jetë elemti ky në përpjekjen e Barit për t’u ngjitur në Serinë A.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz