back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeBasha identifikon tri akse rrugore me rrezik të lartë, paralajmëron ndërhyrje emergjente

Basha identifikon tri akse rrugore me rrezik të lartë, paralajmëron ndërhyrje emergjente

Të ngjajshme

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë, Dimal Basha ka bërë reagimin e parë që kur ka marrë detyrën.

Ai ka thënë se që nga marrja e detyrës ka nisur shqyrtimin e detajuar të gjendjes së infrastrukturës rrugore dhe të ecurisë së projekteve në zhvillim, ku ka thënë se bashkë me profesionistë të fushës kanë evidentuar pikat ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente.

Basha ka përmendur vendet me situatat më të rrezikshme dhe emergjente.

“Situata më e ndjeshme paraqitet në rrugën e fshatit Carralevë të Komunës së Shtimes, si dhe në aksin Klinë–Gurakoc (segmenti në Krushevë) dhe në segmentin Zhur–Dragash, ku rrëshqitjet e dheut kanë cenuar trupin e rrugës dhe ku gjendja e tyre paraqet rrezik të lartë për qytetarët tanë që i frekuentojnë këto akse”, ka thënë Basha.

Ai ka thënë se për në Carraleve, projekti i rehabilitimit është i gatshëm, dhe pas dekretimit të Ligjit për Buxhetin, administratës i ka kërkuar që në afat sa më të shkurtër të bëhet procesi i sigurimit të rehabilitimit emergjent, dhe njëkohësisht të zhvillojnë planin për rehabilitim afatgjatë.

Basha gjithashtu ka thënë se për segmentet e dëmtuara në Klinë-Gurakoc, dhe atë në aksin Zhur-Dragash, projektet e rehabilitimit nuk janë të gatshme, dhe për to ka kërkuar që të përgatiten sa më parë planet inxhinierike për sanim emergjent, e pastaj të procedohet me rehabilitimin e tyre sa më shpejtë që e parashohin procedurat.

“Falënderoj administratën për bashkëpunimin dhe angazhimin profesional në këtë fazë të rëndësishme. Pres që, me koordinim të plotë institucional dhe respektim rigoroz të afateve procedurale, të veprojmë me përgjegjësi dhe efikasitet maksimal në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz