back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBaseli shpallet kampion i Kupës së Zvicrës – Xherdan Shaqiri shkëlqeu me...

Baseli shpallet kampion i Kupës së Zvicrës – Xherdan Shaqiri shkëlqeu me gol

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Baseli është shpallur fitues i Kupës së Zvicrës për edicionin 2024/2025, pasi në finale kanë mposhtur ekipin FC Biel-Bienne 1986 me rezultat 4-1. 

Vendimtar në këtë triumf të madh të gjigantit zviceran ishte ylli shqiptar Xherdan Shaqiri. 

Shaqiri kontribuoi në këtë takim duke shënuar golin që i dha epërsinë Baselit në minutën e 67-të për 2-1. 

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, Shaqiri u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 8.7. 

33-vjeçari pati dy goditje në drejtim të portës, dy driblime të suksesshme si dhe një shans të madh për gol të krijuar. 

Ai gjithashtu kompletoi 45 pasime si dhe pati tre topa të gjatë të kompletuar. 

Kjo ishte hera e parë për Baselin që shpallet kampion i Kupës pas plotë gjashtë vitesh, teksa për herë të fundit e kishin fituar gjatë sezonit 2018/2019. 

Në këtë ndeshje për Baselin u aktivizuan gjithashtu edhe dyshja Albian Ajeti dhe Leon Avdullahu, ndërsa Yll Avdyli ishte në bankën rezervë tek ekipi kundërshtar./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz