Barcelona çdo vit organizon një ndeshje parasezonale për nder të krijuesit të klubit, Joan Gamper.
Dhe këtë vit kundërshtari i Barçës do të jetë skuadra italiane, Como në edicionin e 60-të.
Como, po ashtu ka ish-lojtarë të Barcelonës me Cesc Fabregasin si trajner dhe Alex Valle.

Fillimisht, ndeshja ishte planifikuar të luhej në Spotify Camp Nou, por në fund do të jetë stadiumi Johan Cruyff ai që do të jetë vendi ku do të zhvillohet ndeshja, ashtu siç ndodhi në vitin 2021 kur ekipet e meshkujve dhe të femrave të Barçës u përballën me Juventusin në një ndeshje të dyfishtë ku ekipi i femrave të Barçës mori pjesë në turneun zyrtar të klubit për herë të parë.
Como, do të jetë skuadra e 9-të italiane që do të luajë këtë ndeshje, pasi më parë kishin qenë skuadrat si Milani, Interi, Juventusi, Sampdoria, Napoli, Parma, Roma, Brescia dhe tashmë Como.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Comos, do të luhet, më 10 gusht./IndeksOnline/