Barcelona fiton ndaj Athletic Bilbaos, debuton edhe Rodri
dp

Lexo edheKosova pa asnjë skuadër në garat evropiane – Drita eliminohet, klubi nga Andorra e mposhtë pas gjuajtjes së penaltive

Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje në sezonin e ri të La Ligës, duke triumfuar 2:0 ndaj Athletic Bilbaos në shtëpi.
Katalanasit e dominuan takimin dhe e gjetën golin e avantazhit në minutën e 37-të. Raphinha u shfaq në momentin e duhur për të kaluar Barcelonën në epërsi 1:0.
Barcelona vazhdoi të kontrollojë ritmin e ndeshjes, ndërsa Athletic Bilbao e pati të vështirë të krijojë raste të rrezikshme para portës vendase.
Fitoren e katalanasve e vulosi Fermín López, i cili në minutën e 82-të shënoi për 2:0 dhe i dha fund çdo dileme për tri pikët.

Lexo edheKosova pa asnjë skuadër në garat evropiane – Drita eliminohet, klubi nga Andorra e mposhtë pas gjuajtjes së penaltive
Me këtë sukses, Barcelona merr gjashtë pikë në dy ndeshjet e para të kampionatit, duke dhënë sinjale të qarta se synon ta mbrojë titullin.
Në anën tjetër, situata është krejtësisht e kundërt për Athletic Bilbaon, që ka pësuar dy humbje në dy javët e para të sezonit.