back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeBarcelona do të dyfishojë taksën turistike nga muaji i ardhshëm

Barcelona do të dyfishojë taksën turistike nga muaji i ardhshëm

Të ngjajshme

Turistët në Barcelonë mund të taksohen me 15 euro për natë nga prilli, pasi qyteti do të dyfishojë tarifën e turizmit, raporton Sky News

Vizitorët që qëndrojnë në hotele do të paguajnë më shumë, nga 10 euro deri në 15 euro për natë, nga 5 euro dhe 7.50 euro që paguanin më parë, në varësi të kategorisë së hotelit ku qëndrojnë.

Ata që kanë marrë me qira një shtëpi pushimi do të duhet të paguajnë një maksimum prej 12.50 euro për natë, nga 6.25 euro që paguanin më parë.

Pasagjerët e anijeve turistike do të vazhdojnë të paguajnë rreth 6 euro.

Vendimi i autoriteteve katalanase vjen si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar numrin e vizitorëve dhe për të bërë banesat më të përballueshme për vendasit.

Banorët kanë argumentuar se numri i tepërt i turistëve dhe rritja e qirave afatshkurtra për pushime po shkaktojnë rritje të çmimeve të banesave.

Ligji që miraton rritjen e taksës turistike thotë se një e katërta e të ardhurave të mbledhura do të shpenzohet për krizën e banesave në qytet.

Barcelona ka njoftuar tashmë planet për të ndaluar të gjitha akomodimet e përkohshme për pushime deri në vitin 2028.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz