Barcelona “all-in” për Lautaro Martínez, argjentinasi jep dritën jeshile

Barcelona e ka bërë Lautaro Martínez objektivin numër një për sulmin dhe është gati të bëjë gjithçka për ta transferuar sulmuesin e Interit në Camp Nou.
Sipas Gerard Romero, Lautaro tashmë ka dhënë dritën jeshile për një transferim te Barça, duke e bërë marrëveshjen me lojtarin një hap më të avancuar.
Barcelona e sheh argjentinasin si një alternativë të fortë për Julián Álvarez, transferimi i të cilit po komplikohet për shkak të qëndrimit të Atlético Madridit. Raportime të ditëve të fundit konfirmojnë se Barça ka zhvilluar kontakte rreth Lautaros.

Lexo edheBarcelona synon transferimin e Kane
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet Interi, pasi Lautaro është një prej liderëve të skuadrës dhe vazhdon të jetë pjesë qendrore e projektit zikaltër.
Nëse Barça arrin të konkretizojë këtë lëvizje, Lautaro do të ishte një tjetër goditje e madhe në merkato pas transferimit të Rodrit.














