BallinaSportBarça me stadium spektakolar 105 mijë vendesh, kushton 600 milionë euro

Barça me stadium spektakolar 105 mijë vendesh, kushton 600 milionë euro

Të ngjajshme

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Gjigantët spanjollë mund të jenë eliminuar nga Liga e Kampionëve, por ata kanë një të ardhme të ndritshme në horizont, jo pak për shkak të projektit të rizhvillimit, që po kalojnë. Barcelona po planifikon të zgjerojë stadiumin e vet, tashmë kolosal, i cili aktualisht ka 90.000 vende, për ta bërë atë një impiant të jashtëzakonshëm, me kapacitet prej rreth 105.000 vendesh, duke përmirësuar edhe zonën përreth.

Dhe klubi katalanas, i cili pritet të shpenzojë rreth 600 milionë euro për zhvillimin në fjalë, ka publikuar një sërë imazhesh, pas arritjes së një marrëveshjeje me këshillin e qytetit.
Barcelona tani ka vetëm një pengesë tjetër për të “pastruar”, para se të mund të nisë nga puna për implementimin e projektit në fjalë.

Blaugrana duhet të marrin miratimin e seancës plenare të këshillit bashkiak, këtë muaj. Pastaj do të fillojë puna, me shpresën fillestare që të mund të përfundojë deri në vitin 2021. Zona do të bëhet pjesë e distrikteve “La Maternitat” e “Sant Ramon”. Publiku do të ketë mundësi të kalojë dhe në zona, që aktualisht janë private. Patjetër, do të përmirësohet edhe transporti drejt impiantit, në një qytet që gjithmonë mbipopullohet nga turistët.

    

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz