back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportBarazojnë City dhe Liverpooli, vazhdojnë në zonën e LK-së (Video)

Barazojnë City dhe Liverpooli, vazhdojnë në zonën e LK-së (Video)

Të ngjajshme

Çeku: Filmi kosovar fiton Grand Jury Prize në Sundance, arritje historike për kinematografinë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla...

Cristiano Ronaldo shënon golin e 961 në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në...

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

MaPremier. Ishte një ndeshje me shumë raste nga të dy anët dhe ndoshta barazimi ishte rezultati i drejtë.nchester City ka barazuar ndaj Liverpoolit me rezultat 1-1 në Ligën

 

David Silva i Manchester Cityt i dëshpëruar me rastin e lëshuar ndaj Liverpoolit. Foto: Getty Images Shansi i parë në takim erdhi nga David Silva në minutën e 20-të, ndërsa pas katër minutash rrezikoi Sadio Mane. Shanse për gol kishin edhe Fernandinho dhe Adam Lallana, por rrjetet mbetën të paprekura në pjesën e parë.

Liverpooli e filloi mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 51-të kaloi në epërsi me golin e James Milner nga pika e bardhë, e gjitha kjo pasi Roberto Firmino u rrëzua në zonë nga Gaël Clichy.

Pas dhjetë minutash Firmino kishte një shans të mirë për gol, por Willy Caballero bëri një pritje të bukur.

Rezultati u barazua në minutën e 69-të nga Sergio Aguero pas asistimit nga Kevin De Bruyne.

Në vazhdim shanse të mira për gol kishin edhe De Bruyne, Lallana, Raheem Sterling, por të gjithë këta nuk arritën të jenë konkret para portës kundërshtare dhe me rezultatin 1-1 përfundoi gjithçka.

Pas këtij barazimi Man City vazhdon në vendin e tretë me 57 pikë, një pikë më shumë se Reds një vend më poshtë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jurgen Klopp është ndaj Evertonit, kurse ajo e Pep Guardiolas është kundër Arsenalit. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz