back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeBanorët thonë se në Skenderaj ra breshër 25 centimetra

Banorët thonë se në Skenderaj ra breshër 25 centimetra

Të ngjajshme

Aksion i Doganës dhe Policisë, kapën dy kilogram narkitikë në Medradë

Sot, më datë 02.02.2026, në Pikëkalimin Kufitar Merdare, zyrtarët...

Policia del me njoftim: Fillon monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë në...

Policia njofton: Kamerat në Maqedoninë e Veriut gjobisin edhe automjetet me targa të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë drejt...

Doganierët gjermanë shkatërrojnë rrjetin që eksportonte mallra për industrinë ushtarake ruse

Zyrtarët doganorë gjermanë kanë arrestuar pesë burra nën dyshimin...

Disa komuna të Kosovës janë përfshirë mbrëmë nga të reshurat e shumta atmosferike, raporton KTV.

Në fshatin Rezallë të komunës së Skenderajt, sipas banorëve, ka rënë breshër deri në 25 cm dhe ka shkatërruar kulturat bujqësore.

Banorët ankohen se serrat e tyre mund të shkatërrohen komplet për shkak të dëmeve nga breshri.

Gjatë së martës, në këtë fshat ka filluar të digjet edhe shtylla elektrike e tensionit të ulët. Menaxheri i KEDS’it në Skenderaj, që doli në vendin e ngjarjes, prapa kamerës, ka thënë se shkak i djegies së shtyllës mund të jetë edhe lagia e kabllove nga breshri i mbrëmshëm.

Në Komunën e Skenderajt thonë se nuk kanë buxhet për këto raste, por që do të mundohen t’iu dalin në ndihmë banorëve.

Dëme të shumta nga breshri ka pasur edhe në Istog.

Sipas zyrtares për informim të kësaj komune, Jeta Balaj, dëme janë shkaktuar në fshatrat Veriq dhe Kovragë dhe është duke u bërë identifikimi i tyre.

Dëme në kulturat bujqësore janë raportuar edhe në komunën e Drenasit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz