Banorët e Zajm kanë dalë sot në protestë në shenjë pakënaqësie lidhur me çështjen e pronave.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore që kalon përmes fshatit.
Në protestë kanë marrë pjesë familjarë të shumtë të zonës, përfshirë gra dhe fëmijë.
Ata kërkojnë zgjidhje urgjente nga institucionet përgjegjëse dhe respektim të të drejtave pronësore.