back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeBanorët e Grabanicës dhe Zajmit bllokojnë magjistralen Prishtinë–Pejë, kërkojnë zgjidhje për çështjet...

Banorët e Grabanicës dhe Zajmit bllokojnë magjistralen Prishtinë–Pejë, kërkojnë zgjidhje për çështjet pronësore

Të ngjajshme

Vritet një burrë pasi hyri në zonën e sigurisë së rezidencës së Trumpit

Një burrë është qëlluar për vdekje pasi hyri në...

McTominay mbyll derën për rikthim te Man United: E shoh veten gjatë te Napoli

Scott McTominay ka hedhur poshtë zërat për një rikthim...

Trump i befasuar nga mosdorëzimi i Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Banorët e fshatit Grabanicë dhe Zajm në komunën e Klinës kanë nisur protestë, duke bllokuar për qarkullim rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, në shenjë pakënaqësie lidhur me problemet e pronësisë.

Protestuesit kanë dalë me parulla dhe thirrje kundër asaj që e cilësojnë si padrejtësi pronësore, duke kërkuar ndërhyrje institucionale për zgjidhjen e rasteve të kontestuara.

Sipas tyre, pas kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre pas luftës, në disa raste janë regjistruar të drejta pronësie për më shumë se një person, çka ka krijuar konflikte juridike dhe paqartësi pronësore.

Banorët pretendojnë se disa prona të blera nga serbët në vitet ’70 janë përkthyer më pas në emër të personave të tjerë, duke u mohuar të drejtën ligjore të pronarëve aktualë.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar zyrtarë të shumtë policorë, të cilët po sigurojnë rendin publik dhe po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet kompetente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz