Banorët e fshatit Kleçkë, komuna e Malishevës, tash e disa ditë janë kanosur nga një rrezik, për shkak të një kabllo të rrymës i cili është shkëputur nga shtylla elektrike dhe ka rënë në rrugë, dhe këtë kabllo nuk e ka larguar askush deri më tani.
Lexuesit e Gazeta Blic, kanë dërguar disa fotografi nga vendi ku ende qëndron të jetë kjo kabllo e rrymës, po ashtu ata kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth kësaj.
Esat Shala, vizitor i këtij fshati ka thënë për Gazeta Blic, që të gjithë janë të rrezikuar e sidomos fëmijët, sepse kjo kabllo e këputur është pranë shkollës.
“Ky tel i rrymës i këputur është pak metra pranë shkollës dhe prindërit janë të shqetësuar nga ky rrezik dhe askush deri më sot nuk ka marrë masa për rregullimin e kësaj kabllo elektrike e aq më pak komuna e Malishevës”, tha Shala.
Më poshtë disa fotografi: