Banorët e fshatit Krevenikë, janë detyruar që t’i rregullojnë vet shtyllat elektrike, pasi që KEDS nuk u erdhi në ndihmë.
Rrëzimi i tyre ndodhi si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe erërave të fuqishme që kanë kapluar vendin tonë gjatë kësaj jave, duke shkaktuar dëme të shumta në shumë qytete të Kosovës.
Gjendja më e rëndë është në zonën e Dukagjinit, sidomos në komunën e Pejës dhe të Istogut, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjatë ditës së nesërme do të vizitojë vendet të cilat janë dëmtuar nga ky mot i lig.
Këto janë disa nga pamjet në vendin e ngjarjes:

