Në vendin tonë, disa banka komerciale gjatë këtij viti kanë shtrenjtuar disa prej shërbimeve bankare për klientët e tyre. Ngritje kanë pasur edhe tarifat për tërheqje të parave në degë, mirëmbajtje të kartelës e aplikacionit e-banking, e të tjera.
Ani se bankat komerciale fitimet i kishin rekorde vitin e kaluar, bankat komerciale sivjet ua kanë shtrenjtuar shërbimet klientëve të tyre. As Banka Qendrore si rregullator e as bankat nuk kanë dhënë arsye për shtrenjtim të tarifave.
Qytetarët tashmë kanë nisur të paguajnë dyfish më shtrenjtë për një pjesë të shërbimeve bankare, teksa ngritje kanë pasur edhe tarifat për tërheqje të parave në degë, mirëmbajtje të kartelës e aplikacionit e-banking.
Ngritja e tarifave po ndodh disa muaj pasi bankat realizuan fitime rekorde në Kosovë.
Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se sektori bankar ka mbyllur vitin 2024 me një fitim neto prej 182.1 milionë euro, më i larti i regjistruar ndonjëherë në vend.
Ndërkaq, nga janari deri në shtator të këtij viti fitimi neto i bankave komerciale ishte 137.2 milionë euro.
Për tërheqjet kesh në degë deri në vlerën e 10 eurove qytetarët deri në këtë muaj kanë paguar 2 euro. Ky shërbim nga nëntori në një nga bankat në vend atyre iu është shtrenjtuar për 100%, në 4 euro, transmeton transmetuesi publik, RTK.
Mirëmbajtja mujore për ‘e-banking’ individë, vitin e kaluar ishte falas. Sivjet do të jetë 0.50 centë. Mirëmbajtja vjetore e kartelës ‘Visa’ dhe ‘Master’ nga 15 euro është ngritur në 18 nga kjo bankë.
Ndërkaq një bankë tjetër nga 10 cent ka ngritur tarifën në 0.20 centë për njoftime SMS për blerje ‘online’ dhe merrni SMS me kod verifikimi.
Në fillim të këtij viti kjo bankë ka rritur edhe normën e këmbimit për transaksionet me kartelë në valuta jo-euro nga 1% në 2%.
Ndërkaq, Raiffaisen Bank Kosova ka njoftuar klientët e saj për tarifa të reja të cilat do Në lidhje me ndryshimet e çmimoreve të bankave, gjatë vitit të kaluar dhe 2025-tës, Banka Qendrore e Kosovës ka pranuar 17 ankesa.
“Procesi i rishikimit të tarifave duhet të realizohet mbi bazën e disa metodologjive të brendshme, të cilat, janë subjekt i mbikëqyrjes në kuptim të metodologjisë si dhe publikimit të tyre. BQK-ja ka avancuar kornizën rregullative që forcon transparencën, konkurrencën, si dhe zgjeron qasjen në financa krahas bankave, edhe me institucione financiare jo-bankare, kryesisht të natyrës digjital”, është thënë nga Banka Qendrore.
Sipas BQK-së, tarifat përcaktohen nga ana e bankave të cilat janë të obliguara që t’i shpalosin ato në mënyrë transparente dhe t’i njoftojnë klientët e tyre.
Ndërsa, nga Shoqata e Bankave të Kosovës kanë thënë se nuk monitorojnë tarifat e bankave dhe nuk janë të informuar me saktësi në lidhje me ngritjen e tyre.
Pas një analize krahasuese të bërë mes bankave komerciale në Kosovë e në rajon, del se një pjesë e shërbimeve bankare në vend kanë tarifa më të larta se ato në rajon.
Ndryshimet në tarifa kanë ngritur shqetësime te bizneset.
Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka thënë RTK-së se bizneset nuk kanë asnjë siguri sa i përket planifikimit të shpenzimeve.
Bankat komerciale në vend kanë të drejtë të rrisin tarifat e shërbimeve nën kushtet kur ndryshojnë kostot e ofrimit të shërbimeve, kur ato bëjnë investime ose kur shërbimet nuk janë standarde.
Megjithatë, këto tarifa duhet të jetë transparente.