Banjat e Elbasanit vatër e Covid-19, gjysma e udhëtarëve të një autobusi me kosovarë rezultojnë pozitivë
03

Lexo edheDeputeti shqiptar në seancë me maskë me mbishkrimin “I love Allah”

Qytetarët e Kosovës kanë filluar që t’i frekuentojnë banjat nëpër vendet e rajonit, siç janë ato të Elbasanit.
Tani kur situata është më e rëndë për shkak të pandemisë Covid-19, rreziku është mjaft i madh që të përhapet virusi nëpër vende të tilla.
Indeksonline përmes burimeve mëson se së fundi një pjesë e madhe e kosovarëve që kanë qenë në banjat e Elbasanit, janë infektuar me Covid-19.
Nëpër vende të tilla, qytetarët zakonisht shkojnë me autobus ku edhe ka fluks të njerëzve.

Lexo edheDeputeti shqiptar në seancë me maskë me mbishkrimin “I love Allah”
Me t’u kthyer në Kosovë, gjysma e udhëtarëve kanë rezultuar pozitivë në testin për Covid-19.
Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bëjnë thirrje që të shmangen tubimet, pasi që virusi akoma është në mesin tonë./Indeksonline/
