back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeBanda e Radoiçiqit terrorizoi stadiumin në ndeshjen me Anglinë, shumica të kërkuar...

Banda e Radoiçiqit terrorizoi stadiumin në ndeshjen me Anglinë, shumica të kërkuar për Banjskën

Të ngjajshme

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka...

FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells

Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon përgatitjet e...

Kusari-Osmanit: Raportimi për përdorimin e burimeve shtetërore është interes publik, jo përndjekje

Juristja e mediave, Flutura Kusari i është drejtuar Presidentës...

Lista Serbe thotë se PZAP ua ka hedhur poshtë ankesën për komisionerët

Lista Serbe ka thënë se PZAP ka hedhur poshtë...

Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit Milan Radoiçiq janë parë të martën mbrëma në stadiumin “Maracana” për ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë.

Danilo Iliq, Danijel Xhukiq, Marjan Radojeviq, Stefan Radojkoviq, Stefan Jovanoviq që janë në listën e 44 të akuzuarve nga Kosova për sulmin në Banjskë në shtatorin e vitit 2023, ishin pjesë e koreve që vazhdimisht u kënduan kundër Kosovës në ndeshjen në të cilën Serbia e pësoi humbjen e thellë prej 4 me 0 nga “Tre Luanët”.

Një llogari në rrjetin social “X” ka publikuar fotografitë e kriminelëve të dyshuar për rastin e Banjskës.

Llogaria “Usrana Motka” shkruan se grupi i Radoiçiqit erdhi me urdhrin e Zhvallegës dhe se ishin të gatshëm të terrorizonin të pranishmit në stadiumin e Beogradit.

Kjo llogari shkruan se disa prej grupit kanë ardhur nga Zveçani dhe Mitrovica e veriut.

Gjatë ndeshjes pati edhe një përleshje, në të cilën dyshohet se janë të përfshirë grupi i Radoiçiqit.

45 të akuzuarit për Banjskën ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpërarja e parave”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz