back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBotëBan ki-Moon: Izraelitët dhe palestinezët t'i kthehen bisedimeve

Ban ki-Moon: Izraelitët dhe palestinezët t’i kthehen bisedimeve

Të ngjajshme

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Bajqinovci për koalicionet: Pyetje një milionëshe, por besoj se VV do ta bëjë vetë qeverinë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth...

Prishtinë: Arrestohet 28-vjeçari – dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

Foda: Kosova ka forcën për t’u kualifikuar në Botëror

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u shpreh i kënaqur me miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nëpërmjet së cilës bëhet thirrje që t’i jepet fund ndërtimit të jashtëligjshëm të vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Ai theksoi se rezoluta është një hap shumë i rëndësishëm, duke apeluar tek udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë që të bashkëpunojnë me komunitetin ndërkombëtar dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së të premten miratoi një rezolutë me të cilën kërkohet t’i jepet fund ndërtimeve të jashtëligjshme të vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për herë të parë abstenuan.

Rezoluta me të cilën kërkohet “menjëherë dhe plotësisht” të ndalojnë të gjitha aktivitetet që lidhen me ndërtimin e vendbanimeve hebreje në territorin e pushtuar palestinez, u miratua me 14 vota “pro”.

Përndryshe, kjo është rezoluta e parë mbi marrëdhëniet izraelito-palestineze të cilën Këshilli i Sigurimit të OKB-së e miratoi në gati tetë vjet.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power tha se SHBA nuk vuri veton, sepse rezoluta, siç tha: “pasqyron situatën në terren dhe është në përputhje me politikën e ndjekura nga Shtetet e Bashkuara”.

Rikujtojmë se projekt-rezoluta është propozuar nga Zelanda e Re, Malajzia, Venezuela dhe Senegali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz