Ballkani njofton largimin e tre lojtarëve nga skuadra
dp

Lexo edheCristiano Ronaldo i dërgon mesazh Messit pas humbjes së babait: Qëndro i fortë, Leo

FC Ballkani ka njoftuar për disa ndryshime në përbërjen e skuadrës para sezonit të ri.
Klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Adnan Golubovic dhe futbollistin Lorik Dobratiqi, me marrëveshje të dyanshme, shkruan Indeksonline
Ballkani i ka falënderuar të dy futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tyre në klub, duke u uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Lexo edheCristiano Ronaldo i dërgon mesazh Messit pas humbjes së babait: Qëndro i fortë, Leo
Ndërkohë, Elmando Gjini do ta vazhdojë karrierën si i huazuar te AF Elbasani. Futbollisti do të jetë pjesë e klubit shqiptar për eksperiencën e radhës, ndërsa Ballkani i ka uruar suksese në këtë kapitull të ri./Indeksonline/