BallinaLajmeBale zgjidhet lojtari i ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve

Bale zgjidhet lojtari i ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Gareth Bale është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Real Madridi ka fituar ndeshjen finale ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 të zhvilluer në Olimpic Stadium të Kievit.

Kjo ishte finalja e tretë radhazi e fituar nga Real Madridi, pasi para dy vitesh mposhtën Atletico Madridin, ndërsa vitin e kaluar Juventusin.

Golat në këtë finale u shënuan nga Karim Benzema (51′) dhe Gareth Bale (64′, 83′) për Realin, ndërsa për Liverpoolin shënoi Sadio Mane (54′).

Është pikërisht ylli uellsian, i cili është zgjedhur nga UEFA si lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve pas paraqitjes së tij mbresëlënëse dhe dy golave të shënuara.

Goli i parë nga Bale ishte thjeshtë brilant (Getty Images)

Golat e Bale ishin superior që të dy, pasi i pari erdhi me gërshërë, ndërsa i dyti nga një largësi rreth 30 metrash.

Vlen të theksohet se Bale ishte në bankën rezervë dhe u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 61-të. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz