BallinaBale: Jam gati për Barcelonën

Bale: Jam gati për Barcelonën

Të ngjajshme

Foto me fanellë të Suedisë, reagon Arbër Zeneli

Ishte një prej lojtarëve që bëri tifozët ta duanin...

Kërkesa për prova të reja, cenim i sigurisë juridike dhe shkelje e rregullave bazë të procedurës

Shkruan: Ardian Bajraktari Në procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së...

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Qytetarët shqiptarë që do të preken nga problemet shëndetësore...

Ky është sezoni i së vërtetës për Gareth Bale, i cili u trnsferua te Reali dy sezone më parë për rreth 100 milionë Euro. Sulmuesi uellsian nuk ka arritur t’i justifikojë ende milionat e derdhura nga Florentino Perez në arkën e Tottenhamit duke u vendosur shpesh herë në qendër të kritikave dhe sipas të gjitha gjasave, ky sezon është shansi i fundit për sulmuesin që të bindë drejtuesit “merengues”. Një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit është pikërisht El Clasico ku Bale kërkon të tregojë gjithë aftësitë e tij.

“Kam qëndruar jashtë fushave 6 javë për shkak të një dëmtimi dhe nuk kam pasur mundësi të luaj me kapacitetin tim të plotë. Gjithsesi tashmë ndihem në formë dhe jam gati për betejën e radhës. Do të ndeshen dy skuadrat më të mëdha të Spanjës me shumë rivalitet mes tyre sepse një sfidë e tillë shpesh herë ka vendosur edhe fatin e titullit”.
Në vijim të intervistës, Bale thekson se e mbështet lojën e tij në disa cilësi të veçanta, falë të cilave shpreson që të bëjë një paraqitje pozitive edhe të shtunën.

“Jam një lojtar i shpejtë dhe shpresoj që mbrojtësit kundërshtarë t’i vendos në vështirësi. Gjithsesi unë kërkoj të jap përherë maksimumin dhe të punoj shumë në fushën e lojës për ta ndihmuar skuadrën të gjejë fitoren”.

Uellsiani që ndihmoi kombëtarebn e vendit të tij në garën për një biletë drejt Euro 2016 beson se Reali i Madridit i ka të gjitha mundësitë për të fituar.

“Deri tani kemi humbur vetëm një ndeshje por jemi përmirësuar shumë. Uroj që gjatë sezonit të rritemi edhe më shumë fizikisht për të luftuar deri në fund për kampionatin. Barcelona do të luajë një futboll sulmues, ashtu si ne. Shpresoj që të mos e gjejnë rrugën e rrjetës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz