Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBale: Djali im nuk beson ende se kam qenë lojtar i mirë

Bale: Djali im nuk beson ende se kam qenë lojtar i mirë

Të ngjajshme

Nga fiskalizimi tek urat: Vendimet e Qeverisë në detyrë...

Nezir Kraki “ia merr bukën” Dimal Bashës, hyn në sektorin e sharjes dhe sulmeve ndaj mediave

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki,...

Gareth Bale ishte dikur njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

Ylli dikurshëm uellsian i Tottenhamit kishte fituar gjithçka që është e mundshme me Real Madridin, ndërsa u pensionua pak vite më parë për t’iu përkushtuar sportit tjetër me të cilin është i pasionuar, golfit.

E ish-përfaqësuesi uellsian e ka treguar një rast të pazakontë, më saktësisht një bisedë që e kishte me të birin e tij, i cili nuk është i vetëdijshëm ende se çfarë lojtari ishte babai i tij dikur, shkruan “Gazeta Express”.

“Nuk e kam parë qe një kohë golin në stilin ‘biçikletë’ kundër Liverpoolit. Djali im ka nisur të luajë së fundmi futboll dhe ai ende nuk beson se kam qenë lojtar i mirë”, u shpreh Bale.

Gjatë karrierës, futbollisti ofanziv i ka zhvilluar 665 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 225 gola dhe duke i bërë 154 asistime.

Në kulmin e karrierës së tij, Bale, i cili i mbushi dje 36 vjet, ishte i pandalshëm.

Kishte gjuajtje të frikshme nga distanca, vraponte si “vetëtime” nga gjysma e fushës e deri në sulm, shënonte me gërshërë në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai e heshti Camp Noun me një gol ikonik në finale të Copa del Rey… dhe “fluturoi” me vrapim duke e kaluar Marc Bartran.

Ai ia dhuroi Uellsit epokën më të madhe në futboll duke e drejtuar drejt gjysmëfinales së Euro 2016 dhe drejt pjesëmarrjes së parë në Botëror që nga viti 1958.

Ai fitoi gjithçka me Real Madridin, ndërsa më pas iu përkushtua sportit që e donte më së shumti, golfit. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit