back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeBajrami për Kurtin: Nga premtimi për uljen e çmimit të rrymës, deri...

Bajrami për Kurtin: Nga premtimi për uljen e çmimit të rrymës, deri te politikat që punojnë për vëllain e Luan Dalipit, NOA-n dhe Vuk Hamoviçin

Të ngjajshme

Parakalime të rrezikshme, gjobiten 2 drejtues mjetesh në Dibër

Një drejtues automjeti u filmua duke kryer parakalim të...

Liverpooli hedh sytë në dy mbrojtës

Duket se nuk po e lë me kaq Liverpooli...

Dodiku i shpëton burgimit, Gjykata vendos t’a zëvendësoj dënimin me gjobë

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, nuk...

Qytetarët e Kosovës afro 7 miliardë euro i mbajnë në banka

Qytetarët e Kosovës po dëshmojnë një rritje të qëndrueshme...

Boksieri shqiptar rrëfen sherrin me djalin e Arkanit: ‘E lashë keq’

Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi ka folur për sherrin me...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj politikave të Qeverisë Kurti në sektorin e energjisë, duke akuzuar ekzekutivin për mashtrim publik, korrupsion dhe favorizim të interesave të ngushta.

Në një postim në rrjete sociale, Bajrami përmes një videoje ka kujtuar premtimet e mëhershme të kryeministrit Albin Kurti, i cili pati deklaruar se energjia do të “lirohej”, duke qenë se, sipas tij, “rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi”, transmeton lajmi.net

Por, sipas Bajramit, realiteti është krejt ndryshe: çmimi i energjisë është rritur dyfish për të gjithë qytetarët.

“Prej premtimit për lirimin e energjisë, sot kemi një rritje të çmimit për të gjithë qytetarët. Nga refuzimi për të bërë politika për 1% të kompanive që u përjashtuan nga shërbimi universal, sot kemi një qeveri që punon vetëm për vëllain e Luan Dalipit, për NOA-n dhe për kompaninë e Vuk Hamoviçit,” ka shkruar deputetja.

Ajo e përshkruan situatën aktuale si “një republikë të stërkequr nga korrupsioni dhe interesat e ngushta”, duke shtuar se qeverisja e Albin Kurtit po dëmton interesat publike në favor të grupeve të caktuara të interesit.

Postimi i plotë: 

Nga premtimi i Albin Kurtit se do të lirojmë energjinë elektrike, sepse është tepër e shtrenjtë kur ne rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, te rritja e çmimit dyfish për të gjithë.
Nga deklarimi se nuk bëjmë politika për 1% të kompanive (kishin fjalën për 1300 që i përjashtuan nga shërbimi universal i furnizimit me energji) deri te politika që punon vetëm për vëllain e Luan Dalipit, NOA-n dhe kompaninë e Vuk Hamoviçit.
Kjo është Republika nën qeverisjen e Albin Kurtit, e stërkequr nga korrupsioni dhe interesat e ngushta./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit