back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeBajrami pas konferencës së Mujës: Ishte në siklet, mundohej të mbronte Qeverinë,...

Bajrami pas konferencës së Mujës: Ishte në siklet, mundohej të mbronte Qeverinë, VV-në, Vuk Hamoviqin dhe NOA-n

Të ngjajshme

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas konferencës së zyrtarit të VV-së, Armend Muja, i cili tentoi t’i demantonte akuzat se Kosova po blen energji nga EFT-ja e Vuk Hamoviqit.

Ai u mundua të sulmonte LDK-në dhe pretendoi se Kosova blen veç 1 për qind rrymë nga Serbia, transmeton lajmi.net.

Bajrami me anë të një videoje ka reaguar ndaj Mujës. Ajo tha se ai ishte në siklet duke e mbrojtur Qeverin,ë VV-në, Vuk Hamoviqin, NOA-n dhe mafinë energjetike.

Postimi i plotë:

Pasi Albin Kurti dhe ministrat janë fshehur, janë strukur dhe nuk guxojnë të ballafaqohen, po e zbërthej të gjithë MASHTRIMIN e dikur përkrahësit të PDK-së, z. Muja, i cili sot ishte në siklet teksa mundohej të mbronte Qeverinë e LVV-së, Vuk Hamoviqin, NOA-n dhe mafinë energjetike.
A e din sa zhvillime kanë ndodhë gjatë qeverisjes së Albin Kurtit 2021-2025 në sektorin e energjisë?
1. Është tërhequr Counter Global.
2. Keni refuzu projektin e gazit amerikan.
3. Nuk është shtu asnjë MWh energji e ripërtritshme – të gjitha projektet e Ministrisë së Ekonomisë që 5 vjet janë në procedura.
4. Gjatë kësaj periudhe është rritë çmimi i energjisë 3 herë; është rritë më shumë se dyfish për ekonomitë familjare.
5. Gjatë kësaj periudhe janë përjashtu 1300 ndërmarrje vendore nga tregu i rregulluar. Ka ndodhë liberalizim i dhunshëm i tregut, ndërmarrjeve u është thënë ju nuk mund të bleni energjinë që e prodhon KEK-u, por duhet ta bleni nga vllau i Luan Dalipit dhe të tjerët.
6. Brenda një viti NOA ka ba qarkullim 160 milionë Euro.
7. Ka rasitsë që Kosova me pagu deri 800 Euro për transport të MWh.
8. Sipas të dhënave të Doganës, derisa Kosova prej vitit 2015 deri në vitin 2020 ka importu 273 milionë Euro energji, gjatë qeverisjes së Albin Kurtit (i cili një ndër premtimet e ka pasë me shkatërru “mafinë energjetike”), importi ka arritë 811 milionë Euro.
Asnjë fjalë për 2021–2025!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz