BallinaLajmeBajrami: Pacientët e hemodializës pa materiale, largimi i VV-së nga keqqeverisja është...

Bajrami: Pacientët e hemodializës pa materiale, largimi i VV-së nga keqqeverisja është urgjencë qytetare

Të ngjajshme

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe qeverinë për keqmenaxhim dhe mungesë përgjegjësie.

Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se edhe procesi i hemodializës në spitale është lënë pa materiale të nevojshme.

“Edhe hemodializën e kanë lënë pa material – kategorinë pothuajse më të ndjeshme të shoqërisë e kanë lënë nën mëshirën e fatit”, ka shkruar ajo.

Tutje Bajrami ka përmendur edhe disa vendime të qeverisë që, sipas saj, dëshmojnë keqpërdorim të pushtetit, përfshirë tenderin sekret për rezervat shtetërore dhe mijëra kontrata njëburimore.

“Kurti që ka marrë vendim për tender sekret të rezervave shtetërore, e që i ka zhvilluar negociatat në restoranin ‘Bukë e Zemër’ të Ridvan Muharremit, i njëjti që ka lejuar vartësit e tij të lidhin mbi 2,400 kontrata njëburimore në vlerë prej 270 milionë eurosh, është po ai që ka lejuar që energjia e importuar të blihet jo në bursë, jo përmes ankandeve, por drejtpërdrejt nga kompania NOA”, shtoi ajo.

Ndryshe siç thekson Bajrami, se raportimet për mungesë materialesh në SHSKUK dhe qendrat e hemodializës janë dëshmi e dështimit të qeverisë.

“Sigurisht arsyetimet do të jenë te procedurat e prokurimit, por kjo nuk e justifikon neglizhencën”, theksoi deputetja e LDK-së.

Bajrami ka thënë se kjo qasje e Vetëvendosjes dhe e kryeministrit Kurti tregon se për ta “nuk është me rëndësi as shteti, as qytetari”, duke theksuar se ata e shohin qytetarin vetëm si votë.

“Largimi i tyre nga keqqeverisja është urgjencë qytetare – sa më parë, aq më mirë”, përfundoi ajo. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz