back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmeBajrami: Militantët e VV në krye të RTK-së kanë nisur eliminimin e...

Bajrami: Militantët e VV në krye të RTK-së kanë nisur eliminimin e gazetarëve që guxuan të kryejnë punën e tyre

Të ngjajshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar për zhvillimet në RTK, pasi disa gazetarë treguan për ndëshkimin ndaj tyre për shkak të profesionalizmit me pytetje ndaj anëtarëve të partisë në pushtet.

Bajrami ka thënë se militantët e Vetëvendosjes në krye të RTK-së kanë nisur aksionin e brendshëm për eliminimin e gazetarëve që kanë guxuar të kryejnë punën e tyre.

“Militantët e Vetëvendosjes të emëruar në krye të RTK-së kanë nisur aksionin e brendshëm për eliminimin e gazetarëve që kanë guxuar të bëjnë punën e tyre me profesionalizëm, që nuk janë nënshtruar urdhrave partiakë apo politikë dhe që kanë guxuar të kërkojnë pagën që u takon sipas Ligjit. Vendimi i menaxhmentit për t’i përjashtuar disa gazetarë nga moderimi i emisioneve të deritanishme është i papranueshëm, i paligjshëm dhe në kundërshtim me rregulloret e RTK-së”.

“Në vend që të punojnë për ta ngritur transmetuesin publik në nivelin më të lartë profesional dhe për ta kthyer RTK-në në shërbim të publikut, menaxhmenti ka zgjedhur të ndëshkojë gazetarët për llogari të interesave partiake të Vetëvendosjes. Menaxhmenti i RTK-së do të japë llogari për çdo shkelje ligjore. Institucionet përgjegjëse, përfshirë Inspektoratin e Punës dhe organet e drejtësisë, duhet të veprojnë menjëherë dhe të mbrojnë punëtorët e RTK-së. RTK-ja nuk është degë e Vetëvendosjes. RTK është e publikut dhe do të mbetet e tillë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz