back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBajrami me shifra: Në qershor importi i energjisë është rritur për 800%...

Bajrami me shifra: Në qershor importi i energjisë është rritur për 800% krahasuar me muajin maj – Ky është qarkullimi e zhvillimi që ka sjellë VV

Të ngjajshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në sektorin e energjisë, duke kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mënyrën se si po menaxhohet importi dhe qarkullimi në këtë sektor.

Sipas Bajramit, vetëm në qershor të këtij viti, importi i energjisë është rritur për 800% krahasuar me muajin maj, një zhvillim që sipas saj dëshmon për mungesë planifikimi dhe varësi të lartë nga importi.

“Qarkullimi është rritur në qershor, sepse ndërsa 1 MWh që KESCO e blen nga KEK-u kushton vetëm 29.6 euro, çmimet për energjinë e blerë nga operatorë si NOA dhe të tjerë janë dhjetëra herë më të larta”, ka deklaruar ajo.

Deputetja Bajrami rikujton një rast të fundvitit të kaluar, kur sipas saj, në dhjetor 2024 Kosova kishte paguar 798 euro vetëm për transportin e 1 MWh energji, një shifër që ilustron kostot e larta të importit të pa menaxhuar.

“Ky është ‘zhvillimi’ dhe ‘qarkullimi’ që ka sjellë Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje”, përfundon reagimin e saj Bajrami, duke nënvizuar se qytetarët janë ata që po e paguajnë çmimin e lartë të kësaj qeverisjeje.

Postimi i plotë: 

Një shembull për rritjen e qarkullimit:
Në qershor të këtij viti importi i energjisë është rritë për 800% krahasuar me muajin maj. Qarkullimi është rritë në qershor gjithashtu sepse derisa 1MWh që KESCO e blen prej KEK-ut kushton vetëm 29.6 Euro, kur KESCO blen nga NOA e të tjerët çmimi mundet me qënë dhjetëra herë me i lartë. Të gjithë e kemi pa rastin kur në dhjetor vitit 2024 Kosova ka pagu 798 Euro vetëm për transport të 1 MWh.
Ky është qarkullimi e zhvillimi që ka sjellë LVV./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit