back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeBajrami: LVV-ja i ka dy forma për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Bajrami: LVV-ja i ka dy forma për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Të ngjajshme

Gjykata ia cakton 1 muaj paraburgim të dyshuarit për vrasje të rëndë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të...

Picula mohon kompromentimin e pozicionit të tij si raportues i Parlamentit Europian për Serbinë

Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino...

Adelina Tahiri shkëlqen në Capri me stilin e saj veror

Këngëtarja Adelina Tahiri ka ndarë me ndjekësit e saj...

LDK-ja ka konfirmuar se do të marrin pjesë në seancën konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit po sa ajo të thërritet nga kryesuesi i seancës.

Deputetja e këtij subjekti politik, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që të kthehet votimi i hapur ashtu siç parashihet me kushtetutë.

Deputetja Bajrami tha se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendit nëse nuk janë pjesë e një marrëveshje politike.

“Nuk kemi ndryshuar qëndrim. Ne konsiderojmë se janë dy forma për të konstituuar Kuvendin: Partia e cila ka dal e para duhet ta bëjë shumicën përmes marrëveshjeve politike dhe ne kemi thënë se në qoftë se nuk jemi pjesë e kësaj marrëveshje politike atëherë nuk do të votjmë. Ka edhe një formë tjetër e cila bëhet përmes gjetjes së një kandidati konsensual. Ju e dini se partitë tjera politike të përfaqësuara në Kuvend kanë dhënë pothuajse dyzet opsione të tjera për LVV-në”, tha Bajrami për RTV 21.

- Advertisement -

Të Fundit