back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeBajrami: Kurti takoi kryetarët e LDK-së dhe PDK-së për të theksuar mosmbështetjen...

Bajrami: Kurti takoi kryetarët e LDK-së dhe PDK-së për të theksuar mosmbështetjen ndaj kandidatëve partiakë

Të ngjajshme

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

“Mos e gjyko, godite Bondsteel-in” ose “Ja edhe një...

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kolegjit të Sigurisë së BE-së, zbardhet lista e prioriteteve

Komisioni Evropian ka njoftuar vendimet e marra pas përfundimit...

Prokuroria konfirmon sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli, nisin hetimet për identifikimin e autorëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se...

Vdes ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

Ka ndërruar jetë ish-Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Hilmi...

Pas Juventusit, edhe Interi hyn në garë për Alissonin

Pas lidhjeve me Juventusin, tani raportohet se edhe Interi...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se “Kurti takoi që dy herë kryetarët e LDK-së dhe PDK-së pa dhënë asnjë propozim, asnjë emër, takime sa për t’i treguar njëri-tjetrit që nuk përkrahin kandidatë partiakë”.

Bajrami thotë se “LVV e cila bashkë me minoritete i ka 66 vota në Kuvend, është përgjegjësja kryesore për zgjedhjen e presidentit dhe i ka pasur dy alternativa: e para duke e bërë pjesë të Qeverisë ndonjëren prej partive politike në mënyrë që më vonë të siguroheshin votat edhe për president ose tani duke propozuar një president apartiak – një që pranon të bëhet president. Por, Kurti as s’e ka bërë të parën as s’po e bën të dytën dhe nëse mendon që ka me zgjedhë president me shantazh duhet të mendohet dy herë, se gjasat janë reale që nuk përsëritet më 2021-ta”.

Sipas saj,  nëse shkojmë në zgjedhje krejt e dimë që zgjedhjet nuk janë zgjidhje: kemi me mbetë pa institucione funksionale me muaj të tërë, me shpenzu prapë dhjetëra miliona euro taksa të qytetarëve dhe do të vijmë saktë në pikën ku jemi sot – kjo është papërgjegjësi totale”.

Tutje, Bajrami shprehet:

Unë ju bëj thirrje qytetarëve le t’i vezhgojnë sjelljen e Kurtit dhe le ta kuptojnë se ai veç hallin e tyre nuk e ka. Ai nuk e ka hallin e faturave të energjisë që pritet të rritën prapë, as të arsimit, as të shëndetësisë as atë të migracionit. Kurti  dëshiron ta fusë nën kontrollë secilin institucion dhe mandej të sillet sikur të ishte mbret.

Kosova nuk guxon të mbetet peng i dy as tre emrave për president, jam e sigurt, se ka burra e gra me dije e integritet jashtë partive politike më shumë se brenda tyre, vetëm duhet vullnet e guxim, duhet me qënë në gjendje  me vendosë interesin e vendit e interesin e qytetarit para atij personal e të partisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz