back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeBajrami: Kurti po gënjen – kurrë s’ke me bë buxhetin 4 miliardë,...

Bajrami: Kurti po gënjen – kurrë s’ke me bë buxhetin 4 miliardë, sepse më s’do jesh kryeministër

Të ngjajshme

KQZ zhvillon sot mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e...

U eliminua nga Kupa e Holandës, Robin van Persie mbrëmë pati një fjalosje me tifozët

Skuadra e Feyenoordit është eliminuar herët nga Kupa e...

NATO me buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e...

Krasniqi pas hapjes së fushatës: E nisëm në Prizren, për të vazhduar në mbarë Kosovën

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas hapjes së fushatës...

Ish-ministrja e Financave nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kandidatja për deputete, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti ka thënë të pavërteta gjatë një tubimi të sotëm në Mitrovicë, kur ka folur për buxhetin e vendit.

“Ish-deputeti Kurti paske thanë sot në Mitrovicë se ‘Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami e kanë lënë buxhetin 2.4 miliardë euro në vitin 2021, ndërsa sot qenka bërë 4 miliardë’. Kjo është e pavërtetë”.

“Albin, bashkë me prof. Dr. Avdullah Hotin kemi lanë shumë punë të mira si psh. Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit 2016, marrëveshja e parë kontraktuale me BE, ndërsa gjatë mandatit tënd BE-ja për shkak teje i vendosi Kosovës masa ndëshkuese”.

“Ndërsa për buxhet mos gënje se për besë është turp. 2.4 miliardë euro e kemi lënë buxhetin ne, ndërsa ti deri më 30 nëntor 2025, e ke 2.854 miliardë Euro”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se kjo rritje e buxhetit ka ardhur “kryesisht nga inflacioni dhe e barabartë me importin e energjisë elektrike gjatë mandatit tënd”.

“Ti kurrë s’ke me arritë me bë buxhetin 4 miliardë euro, sepse pas 28 dhjetorit nuk do të jesh më Kryeministër i vendit”, tha ish-deputetja Bajrami.

Në fund, ajo i kërkoi përballje televizive Kurtit dhe “grupit të WhatsApp-it”.

“Pasi që keni vendosë me dalë në medie, merre atë grupin e WhatsApp-it unë e Avdullah Hoti ju presim në studio

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz