back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeBajrami i reagon Muratit që shkroi për rritje ekonomike: Inflacioni më i...

Bajrami i reagon Muratit që shkroi për rritje ekonomike: Inflacioni më i lartë për 4.5%, pyeteni profesorin se çfarë lajmi është ky

Të ngjajshme

Shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi vlerësohet kërcënim për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi ka shqetësuar shqiptarët...

Tre kosovarë startojnë sot ndaj Bayernit

Bayerni do të zhvillojë sot ndeshjen ndaj Hoffenheimit. “Bavarezët”, synojnë...

Parandalohen dy raste të kontrabandimit në Jarinje

Dogana e Kosovës, këtë të shtunë ka parandaluar dy...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tha se inflacioni në gushtin e këtij viti ishte më i lartë për 4.5% sesa që ishte në gushtin e vitit të kaluar.

Duke iu referuar një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili pak më herët dha “një lajm të mirë” se Bruto Produkti Vendor u rritet me 4.58% më shumë për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor) sesa që ishte për periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024. Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka shkruar Bajrami.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz