back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeBajrami: I besojmë Pacollit që asnjë votë e AKR-së nuk i shkon...

Bajrami: I besojmë Pacollit që asnjë votë e AKR-së nuk i shkon PAN-it

Të ngjajshme

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për mundësinë e largimit të AKR-së në krye me Behgjet Pacollin nga koalicioni LAA.

“Nuk mund të paragjykojë se çfarë do të ndodhë, por besojmë deklaratat e Pacollit, është partner i LDK-së dhe deri tani gjithmonë në takimet tona ka thënë se është besnik dhe se asnjë votë e AKR-së nuk shkon për PAN-in”.

“Nuk është në interes të asnjë partie që vendi të shkojë në zgjedhje, duhet të tentojmë të bëjmë konstituimin e institucioneve”.

Bajrami që ishte e ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur poashtu edhe për mundësinë e një koalicioni me AAK-në e Ramush Haradinajt.

“Jemi të hapur për biseda edhe me AAK-në, jemi të hapur për biseda për formimin e një Qeverie me një koalicion që nuk ka në përbërje PDK-në”.

Ajo ka thënë se në rast se PAN-i dështon dhe nuk arrin të formojë Qeverinë është detyrë e presidentit Hashim Thaçi që të dorëzojë mandatin tek partia ose koalicioni që siguron se ka 61 vota për krijimin e Qeverisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz