Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se nuk ka pas ofertë për asnjë lloj marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit.
“Nga informacionet që unë kam asnjëherë nuk ka pas ofertë për asnjë lloj marrëveshje për zgjedhjen e presidentit”, tha Bajrami në Pressing.
Ajo tha “kanë qenë Hamza e Abdixhiku që kanë kërkuar marrëveshje politike ose president konsensual, në takimet me Abdixhikun asnjëherë nuk është diskutuar për emra”, tha ajo.
Kështu u shpreh Bajrami, pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ditë më parë tha Pressing në T7 se Vetëvendosja i ka ofruar “marrëveshje politike PDK-së dhe LDK-së”, derisa diskutohej për çështjen e presidentit.
Rrustemi ditë më parë ka thënë se kishte oferta për partitë opozitare.
“Ka pasur gatishmëri në orët e fundit në komunikim për të diskutuar marrëveshjet politike edhe për pozicione tjera institucionale…”, ka thënë ai.
“Për qeveri ka pasur refuzim prej opozitës”, tha ai kur u pyet nëse opozitës ju ofrua bashkëpunim për qeverinë.
Ai tha se “gatishmëri nga VV-ja ka pas për marrëveshje politike”, duke mos sqaruar se çka konkretisht.