back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeBajrami: BE izoloi Kurtin dhe deputetët me pozita qeveritare – po e...

Bajrami: BE izoloi Kurtin dhe deputetët me pozita qeveritare – po e mbajnë peng Qeverinë

Të ngjajshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pasi BE ka vendosur të mos e takojë në objektin e Qeverisë Albin Kurtin, e as deputetët tjerë që mbajnë pozita ekzekutive në Qeveri.

Bajrami ka thënë se LDK më 8 maj ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 17 kallëzime penale ndaj gjithë deputetëve që ushtrojnë edhe pozitë ministri.

Ajo ka thënë se Kurti ka dështuar ta jetësojë besimin e 9 shkurtit.

“Albin Kurti me shpejtësi po e çon drejt kolapsit Shtetin e Kosovës. Sot u publikua edhe letra e nënshkruar nga ambasadori i BE-së në Kosovë që izolon deputetin Albin Kurtin dhe gjithë shkelësit e tjerë të ligjit e Kushtetutës që po mbajnë kundërligjshëm pozitat qeveritare. Pra, BE ka vendosur të mos e takojë në objektin e Qeverisë as deputetin Kurti dhe asnjë deputet tjetër që mbajnë edhe pozita ekzekutive në Qeverinë në largim.  LDK më 8 maj ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 17 kallëzime penale ndaj gjithë deputetëve që ushtrojnë edhe pozitë ministri. Ende nuk kemi parë asnjë veprim të Prokurorisë Speciale por besojmë se do të ketë mbrojtje të ligjshmërisë dhe rendit ligjor e Kushtetues të Republikës”.

“Tani është kristal e qartë që z. Kurti ka dështuar të jetësojnë besimin e qytetarëve të marrë me 9 shkurt. Kanë dështuar të ndërtojnë marrëveshje politike derisa kanë vendosur të mbajnë peng Qeverinë e të bllokuar Kuvendin. Dështimet e Albin Kurtit për të imponuar kandidatin për kryeparlamentar, dështimi i Albin Kurtit për të formuar Qeverinë janë bërë barrë për shtetin dhe gjithë qytetarët.  Bllokuesi, dështuesi dhe fajtori për gjithë këtë situatë është Albin Kurti dhe Vetëvendosja”, ka shkruar Bajrami. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz