BallinaLajmeBajrami akuzon qeverinë: Po mashtron qytetarët me çmimet e naftës

Bajrami akuzon qeverinë: Po mashtron qytetarët me çmimet e naftës

Të ngjajshme

NASA në hapësirë, dalin pamjet e para të Tokës

Astronauti i NASA-s dhe komandanti i Artemis II, Reid Wiseman, bëri...

Alisson mohon zërat se do të mungoj në Kupën e Botës

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, gjatë ditës së sotme...

‘Ju akoma s’e dini’, çka po paralajmëron Stresi?

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht...

Flick, Arbeloa dhe Simeone dalin kundër thirrjeve islamofobe në ndeshjen Spanjë – Egjipt

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka deklaruar se është...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës që po mbahet për rritjen e çmimeve, tha se situata ekonomike dhe niveli i importit janë alarmante dhe kërkojnë përgjegjësi institucionale.

Ajo përmendi se Kosova ka importuar 6 miliardë më shumë sesa ka eksportuar.

“Vitin e kaluar, në vitin 2025, Kosova ka importuar mbi 7 miliardë euro mallra. Deficiti tregtar është më i larti në historinë e pasluftës në Kosovë. 6 miliardë e kemi diferencën mes eksportit dhe importit, domethënë 6 miliardë më shumë kemi importuar sesa kemi eksportuar. Dhe këtu, një koleg i cili u këtu sapo ju përmend Lista Serbe edhe mandej u largua, e tha që çmimet e naftës nuk i cakton Prishtina. Këta, prej nëntorit të vitit 2023 kur Gjykata Kushtetuese ua ka kthyer ligjin e çmimeve tavan si antikushtetues, nuk kanë bërë gjë tjetër veç kanë akuzuar deputetët që këtë ligj antikushtetues e kanë çuar në Kushtetuese. E unë po i tregoj këtij deputeti, juve nënkryetar dhe gjithë atyre që nuk janë këtu – po besoj që na ndjekin nga zyrat e tyre, nga tarracat ose nga xhipat e nxehtë – që janë rreth 7 miliardë euro produkte që Kosova i importon dhe çmimet e tyre nuk caktohen në Prishtinë. Çmimet e këtyre caktohen pikërisht nëpër bursa, pikërisht në vendet ku prodhohen. Ne nuk caktojmë as çmimin e energjisë. Ne e caktojmë çmimin e energjisë që e prodhon KEK-u, e kemi 29.6 euro. Mirëpo kur vjen puna me importu 259 milionë euro energji elektrike, a e dini kush na i cakton çmimet? EFT-ja e Vuk Hamovicit, e cila e ka marrë licencën në kohën e Albin Kurtit nga bordi i ZRRE-së, i caktuar prej Albin Kurtit“, u shpreh Bajrami.

Bajrami shpjegoi edhe çështjen e akcizës dhe TVSh-së për çmimet e naftës

“Atëherë pyetja është çka ju vyen këtyre çmimet tavan? Dulën thanë: “Ne nuk i caktojmë, me heqjen e TVSH-së nuk ka kurrfarë ndikimi, ndikimi thashë është zero në qoftë se heqin TVSH-në”. Çka është duke bërë sot ministria dhe qeveria që thotë i kemi caktuar marzhat? Ata po thonë e kemi caktuar marzhën 2 dhe 12 cent, varësisht për shitje me shumicë apo me pakicë. Atëherë le të tregojnë këta se qysh po e llogarisin marzhën. Importuesi i naftës vjen në kufi dhe deklaron, thotë: “Unë e kam marrë naftën me 1 euro e 40”. Atij 1 euro e 40-shit i shtohet 36 cent akcizë, mbi atë shtohet TVSH-ja. E në qoftë se ti ke hequr 18% TVSH e ti ia ke caktuar marzhën 2 cent ose 12 cent, qysh ka mundësi që nuk po e kontrollon çmimin? Atëherë këta po e mashtrojnë popullin edhe me marzha, siç u pa më herët, që çmimi i naftës nëpër pika u raportua që është 1 euro e 93 cent. Ministrja doli këtu, në vend se t’u bënte thirrje inspektorëve të dalin në terren, u bëri thirrje qytetarëve, i tha: “Qytetarë, njoftoni sa është çmimi i naftës”. E disa pika të karburantit, që i kanë 80 e që i kanë 100 pika, çmimin prej 1 euro e 89 centëve, në momentin kur fliste ministrja, e rritën për 6 cent, e rritën në 1 euro e 83 cent. Ky është mashtrimi që ju po ua bëni njerëzve. Vetëm në një kategori, vetëm në importin e naftës, nënkryetar, Kosova veç naftë ka importuar diku 60 milionë euro në janar dhe 57 milionë euro në shkurt. Shifrat e marsit nuk i dimë ende sepse nuk janë aty“, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz