back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeBajraktari: Dorëheqja apo shkarkimi i një gjyqtari aktualisht e paralizon Gjykatën Kushtetuese

Bajraktari: Dorëheqja apo shkarkimi i një gjyqtari aktualisht e paralizon Gjykatën Kushtetuese

Të ngjajshme

KKSH: Shqiptarët po përjashtohen nga institucionet publike në Luginë

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës ka...

Barcelona i bën kërkesë La Ligas të luajë një ndeshje në Miami

Barcelona i ka bërë një kërkesë La Ligës për...

9 raste të vjedhjeve u raportuan javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën...

“Kam takim tjetër” – Kurti nuk flet në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke dal nga Konferenca...

Avokati, Ardian Bajraktari,  i ka quajtur të papranueshme kritikat e përfaqësusve të LVV-së ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas pulbikimit të aktgjykimit në të cilën thuhet se kryesuesi i seancës konstituive,  Avni Dehari, ka bërë shkelje kushtetuese.

Sipas avokatit Bajraktari, dorëheqja apo shkarkimi i një gjyqtari nga shtatë sa janë aktualisht do ta paralizonte Gjykatën Kushtetuese për të nxjerrë vendime të tjera.

‘’Për të qenë e vlefshme vendimarrja në gjykatë duhet së paku shtatë gjyqtar të marrin pjesë në proces të votimit. Aktualisht është ky numër i gjyqtarëve dhe në rast se cilido prej tyre në cfarëdo forme çoftë me dorëheqje apo me shkakrim eventual e lë detyrën atëhere e paralizon dhe e bënë të pamundur vendimarrjen në këtë mekanizëm. Procedura e shkarkimit të gjyqtarit të apastrofuar është vështirë e mundshme mbi bazen e aludimeve sepse një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet vetëm nëse ka bërë shkelje të rëndë të detyrës apo  vepër të rendë penale. Presioni ndaj gjyqtarëve është i papranushëm”, tha Bajraktari për rtv21.

- Advertisement -

Të Fundit