back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaBujqësiBajraktari-Bajra: Po përkrahim fermerët e Skënderajt me grante për të parandaluar largimin...

Bajraktari-Bajra: Po përkrahim fermerët e Skënderajt me grante për të parandaluar largimin nga fshatrat

Të ngjajshme

Djali i Maldinit me klub të ri, i bashkohet gjigantit italian

Djali i Paolo Maldinit, Daniel është bërë me skuadër...

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Në komunën e Skënderajt po thuhet se i kushtohet rëndësi të madhe bujqësisë.

Përgjatë viteve të fundit, shumë fermerë dhe bujq të kësaj zonë kanë qenë përfitue të granteve dhe mjeteve bujqësore, me qëllim të stimulimit dhe lehtësimit të kushteve për t’u marrë me bujqësi.

Kështu ka thënë për dokumentarin “Expose” zëdhënësja e Komunës Skënderaj, Mirlinda Bajraktari-Bajra.

“Si qeverisje lokale nën udhëqjen e kryetarit Bekim Jashari, në vazhdimësi jemi duke bërë përpjeke të bëjmë diçka në parandalimin e kësaj dukurie, kështu pra jemi fokusuar në përkrahjen e fermëreve përmes granteve të ndrshme, sidomos në fushën e bujqësise dhe atë të blegtorisë. Pra në vazhdimësi i kemi ndihmuar bujqit dhe fermëret duke ju ofruar përafërsisht 1 mijë grante në fusha të ndryshme”

“Kjo ka qenë ndër masat që kemi ndërmarrë për evitimin e braktisjeve të fshatarave, kemi bërë investime në infrastrukturë rrugore, kemi ndërtuar kanalizime, kemi paisur me ujë të pijshëm fshatrat, ku vetëm gjatë këtyre tri viteve kemi pajisur mbi 25 fshatrave me ujë të pijshëm, vetëm që të krijohen kushte për të gjithë qytetarët që mos t’i braktisin fshatrat. Po ashtu si Komunë në bashkëpunim me shoqatën e Jetimat e Ballkanit disa familjeve ju kemi ofruar edhe strehim në mënyrë që mos të jetë kjo arsyeja e braktisjes së vendbanimeve ” tha Bajraktari-Bajra raporton Gazeta Blic.

Të Fundit

Sport

ShowBiz