back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeBahtiri: Nëse ndërrohen kufijtë e Mitrovicës, dorëhiqem

Bahtiri: Nëse ndërrohen kufijtë e Mitrovicës, dorëhiqem

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se kufijtë e këtij qyteti nuk do të ndërrohen, por sipas tij, nëse një gjë e tillë ndodhë, ai do të jap dorëheqje.

Këto komente numri një i Mitrovicës i bëri në tribunën “Ura mbi Ibër” që po mbahet në Prishtinë nën organizimin të Lëvizjes Vetëvendosje dhe komunës me të cilën udhëheq Bahtiri, njofton Klan Kosova.

Ai shtoi se me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq nuk po merren vesh për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.

Kreu i këtij qyteti po ashtu deklaroi se shqetësimin rreth kësaj çështjeje e ka paraqitur në Bruksel dhe se shpreson që barrikada mbi këtë lum të hiqet si dhe t’u ofrohet qytetarëve lëvizje e lirë, njofton Klan Kosova.

Bahtiri gjatë kësaj tryeze ka ripërsëritur se ura mbi lumin Ibër shumë shpejt do të rivitalizohet, duke mos precizuar datën se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz