back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeBahtiri nderoi dëshmorët e Koshares Legjendare

Bahtiri nderoi dëshmorët e Koshares Legjendare

Të ngjajshme

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Nuk dorëzohet Chelsea, përmbys rezultatin ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin ndaj West Hamit. Është...

Debutim për t’u harruar, Asllani merr karton të kuq

Kristjan Asllani ka debutuar sonte me Beshiktashin në Superligën...

Ngushtohet rezultati, Chelsea shënon ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të shënojë më në fund ndaj...

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, me rastin e shënimit të 18 vjetorit të Betejës më të famshme të UÇK-së kundër okupatorit serb, ka vendos kurora me lule të freskëta dhe ka bërë homazhe në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Kombit në Kosharen legjendare.

Ai duke nderuar gjashtë dëshmorët e Kombit nga komuna e Mitrovicës që kanë rënë heroikisht në këtë betejë të lavdishme,  tha se në Kosharen  e lavdishme, në betejën më të përgjakshme dhe më të suksesshme të UÇK-së për çlirimin e vendit nga okupatori serb, mori pjesë edhe një numër i madh i luftëtarëve nga komuna e Mitrovicës, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për mposhtjen e armikut me armatim të sofistikuar.

“Këtu sot pushojnë eshtrat e gjashtë dëshmorëve nga komuna e Mitrovicës, që kanë rënë heroikisht në betejën e lavdishme të Koshares gjatë luftës së UÇK-së për çlirim nga okupatori serb: Sylejman Adem Shala, Harun Nebih Beka, Besim Ismajl Nuka, Tafil Veli Osmani, Hamdi Brahim Sheremeti dhe Ali Sadik Fejzullahu, me të cilët krenohen, jo vetëm familjet e tyre e Mitrovica, por edhe e tërë Kosovë dhe e gjithë shqiptaria”, tha kryetari Bahtiri ndër të tjera.

Të Fundit

Sport

ShowBiz