Ish presidenti i Kosovës, kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli, ka qëndruar të enjten në Mitrovicë, me ç’rast është pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri. Kryetari i komunës, e ka njoftuar me situatën në Mitrovicë, në veçanti me atë të sigurisë dhe ekonomike, duke i thënë se në të dyja fushat ka ecuri pozitive. Kryetari Bahtiri dhe Pacolli kanë vizituar Fabrikën e kërpudhave në Gushafc, me ç’rast nga drejtori Valdrin Lluka, janë informuar për ecurinë e prodhimit dhe zhvillimet tjera. Drejtori Lluka ka thënë se prodhimtaria e kërpudhave po vazhdon pa problem dhe se aktualisht po punohet ën zgjerimin e kapacitete dhe se deri ën fund të vitit pritet të dyfishohet prodhimi i tyre. Kryetari Bahtiri dhe ish presidenti Pacolli, më pas kanë vizituar edhe Zonën industriale në Frashër, ku kanë parë punën që po bëhet në rregullimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e fabrikave që tashmë kanë filluar. Ish presidenti Pacolli, pasi është informuar për punën që po bëhet në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, ka përgëzua kryetarin Bahtiri, për angazhimin e tij të pakursyer për të funksionalizuar këtë zonë, që është e para ën Kosovë që është certifikuar. |
- Advertisement -