Babai i nuses infekton me koronavirus 76 të ftuar, dasma kthehet në rast studimi

Babai i nuses i prekur me koronavirus infekton 76 të ftuar, dasma kthehet në rast studimi.
Një vatër e nxehtë koronavirusi, shpërtheu gjatë një martese, e cila u kthye në rast studimi, pasi shpresohet se mund të ndihmojë në identifikimin e pacientit zero në Jordani.
76 të ftuar nga 360 që ishin të pranishëm në ceremoninë festive, u infektuan nga babai i nuses, i cili pak ditë më parë kishte qenë në Spanjë.
Gjithçka nisi në 13 mars, ditë kur u mbajt dasma. Nga personat që u infektuan në dasmë, njëri vdiq. Rasti në fjalë është publikuar në revistën amerikane “Centers for Disease Control and Prevention Usa”, transmeton BW.

Lexo edheVeterani futet në borxhe për t’u kujdesur për vëllanë
Babai i nuses, shfaqi simptomat e para të temperaturës së lartë, kollës dhe vështirësive në frymëmarrje dy ditë pas dasmës. Më 15 mars, ai shkoi në ndihmën e shpejtë, ku nga tamponi i bërë rezultoi pozitiv. I njëjti fat brenda një muaji u infektuan edhe 85 persona të tjerë, të lidhur direkt apo indirekt me dasmën, ku gjysma e tyre ishin asimptomatik, ndërsa dy në gjendje të rëndë.
Kjo bëri që një grua 80 vjeçare, e prekur edhe nga kanceri, të vdesë dy javë më vonë.
Studiuiesit e Jordan University of Science and Technology, po e analizojnë rastin dhe gjendjen e të ftuarve, pasi një muaj pasi morën pjesë në dasmë, të ftuarit përbënin 24% të rasteve me Covid-19, në të gjithë Jordaninë.














