back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBabai i Elon Musk me plan për institut kërkimor në Ballkan, i...

Babai i Elon Musk me plan për institut kërkimor në Ballkan, i impresionuar nga Bosnja

Të ngjajshme

Biznesmeni jugafrikan Errol Musk, babai i miliarderit Elon Musk, ka vizituar këtë javë Bosnjën për të vlerësuar potencialin e saj si një vend për të krijuar një institut kërkimor për gravitetin, hapësirë-kohën dhe jetëgjatësinë, disa muaj pasi kishte deklaruar se do ta bazonte atë në Dubai.

Sipas Reuters, Musk, një inxhinier 79-vjeçar është cituar nga portali i lajmeve Klix në Bosnje, duke thënë se i ishte ofruar një lokacion në Emiratet e Bashkuara Arabe, por se ai ishte këshilluar nga një mik me prejardhje nga Ballkani që të eksploronte këtë rajon.

“Duhet të them se jam këndshëm i befasuar nga ajo që gjeta. Ekonomia, disponueshmëria e gjërave, sjellja e njerëzve. Kalova disa ditë këtu dhe mendova – kjo është e përsosur. Ideja ime fillestare ishte se Emiratet ishin ideale, por tani që e pashë këtë… do të thosha se kjo është shumë më mire,” citohet të ketë thënë Errol Musk.

Raportohet se Dhoma e Tregtisë e Federatës Boshnjako-Kroate i kishte paraqitur Musk-ut potencialin ekonomik dhe fuqinë punëtore të arsimuar të vendit gjatë një prezantimi të mërkurën. Ndërsa, ai ka thënë se nuk kishte folur me zyrtarët e qeverisë boshnjake, pasi ishte një nismë private për të hetuar “katër fushat e jetëgjatësisë, fuzionit, hapësirë-kohës dhe gravitetit.”

Më tej, thuhet se Musk ka shprehur shqetësime ndaj qeverive me kontroll të tepruar dhe ka thënë se donte të tërhiqte njerëz që nuk ishin “trushpëlarë dhe që besonin se gjëra të tilla nuk janë të mundura,” duke shtuar se kishte vizituar gjithashtu Austrinë dhe Serbinë.

Errol Musk raportohet të ketë thënë se nuk e kishte shqyrtuar sistemin politik të Bosnjës dhe nuk e kishte diskutuar investimin e mundshëm me të birin, Elon Musk, por do të përpiqej ta bindte atë.

- Advertisement -

Të Fundit