Abid Jashari u vra me dy plumba gjatë mesditës së djeshme në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga arma me të cilën u qëllua mbi të.
Ai ndërroi jetë në makinë, policia ka identifikuar tashmë dy personat e dyshuar për vrasjen e tij, që është kunati dhe vjehrri i tij, pas disa konflikteve që kishin, është mësuar që viktima ka patur një telefonatë pak para vrasjes me vjehrrin e tij.
Abid Jashari ishte i martuar që në moshë të re dhe ishte babai i dy vajzave, njëra 9 dhe tjetra 4 vjeçe, të cilat tashmë kanë mbetur jetime.
Nuk është ende e qartë arsyeja se përse u qëllau ndaj tij, ndërsa mësohet se policia është duke kërkuar në rrethinat e Prishtinës për të gjetur dy personat e dyshuar për vrasjen e tij.




