Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për televizionin 21, ka deklaruar se VLEN-i po bën përpjekje maksimale për të përmirësuar kushtet e jetës së qytetarëve shqiptarë.
Ai përmendi kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, për të cilin tha se është politikani më i sukseshëm që angazhohet maksimalisht për të zgjidhur problemet e qytetarëve në komunën që drejton.
“Ne çdo ditë mundohemi dhe luftojmë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve. Ne nuk jemi në Qeveri për interesat tona, siç ka ndodhur në të kaluarën me paraardhësit tanë. Ju e shihni Bilall Kasamin, i cili është kryetari më i suksesshëm i komunës, jo vetëm te ne, por edhe në gjithë Ballanin, nuk besoj se ka kryetar komune më të suksesshëm”, tha Azizi.