back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmeAzemi para takimit me Muratin: Paga minimale për punëtorët privat duhet të...

Azemi para takimit me Muratin: Paga minimale për punëtorët privat duhet të jetë 600 euro

Të ngjajshme

Vjosa Osmani fton në takim liderët e partive politike, nesër në ora 12:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tanimë u ka dërguar...

KQZ del me njoftim për votuesit me postë

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë...

Legjenda Scholes largohet nga puna si analist i futbollit, ka një arsye familjare

Legjenda e futbollit, Paul Scholes është larguar nga puna...

Tjetër rekord i Bayern Munchen, e kalon Milanin me fitore radhazi

Skuadra e Bayern Munchen mbrëmë shënoi fitore 1:4 ndaj...

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se kryeministri dhe ministri i financave e kanë kërkesën e punëtorëve që nga marsi dhe se aty bëhet qartë se paga minimale duhet të jetë 600 euro.

Kështu tha ai teksa hynte në takim me ministrin në detyrë të Financave Hekuran Murati e ku do të diskutohet për pagën minimale.

“Ne do të shkojmë në takim të marrim pjesë. Nuk dimë asgjë përveçse që do të bisedohet për pagën minimale, a do të jenë akterët kryesor që do të japin fjalën vet nuk e dimë. Por nëse mua më pyetini, qëndrimi i sindikatës kryeministri dhe ministri e ka në tavolinë që marsi i këtij viti që pagën minimale për punëtorët e sektorit privat të Kosovës duhet të jetë 600 euro”, tha ai.

Ai ka treguar edhe pse nuk pajtohen që paga minimale të jetë 500 euro.

“Qeveria mund të marrë vendim për pagën që të jetë 500 euro. Ne e vlerësojmë këtë lëvizje pro ia lëmë dyert hapur sepse kur themi te kompanitë, të gjitha ato që nuk pëlqejnë me këtë pagë kemi të drejtën e grevave. Në bazë të analizave që kam bërë sipas shportës që i takon katër anëtarëve të familjes, një anëtari të familjes i nevojiten 2.80 cent i ka brenda ditës që të ketë edhe ushqim, edhe transport edhe cigare edhe shkollim për fëmijë e shëndetësi. Sa mund të kryhet punë me 2.80 cent për një person mund ta vlerësoni dhe vet”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz