BallinaLajmeAzemi i reagon Bajqinovcit për njehsorët: E paske ditë qe 6 vjet,...

Azemi i reagon Bajqinovcit për njehsorët: E paske ditë qe 6 vjet, pse heshte, pse po e mbron hajninë

Të ngjajshme

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

​Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës

Situata e tensionuar në rajonin e Gjirit, sidomos pas...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ditën e sotme ka bërë një reagim lidhur me dyshimet për manipulim me njehsorët, duke thënë se orët janë vendosur në vitet 2014-2017, dhe se, gjatë kësaj kohe, kryeministre ka qenë Isa Mustafa, ndërsa, ministre e Tregtisë Hykmete Bajrami.

Për këtë, ka reaguar Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke pyetur Bajqinovcin se pse ‘’po e mbron hajninë’’.

Azemi ka thënë edhe se, Bajqinovci ka heshtur për gjashtë vite, dhe, kur foli për herë të parë, ‘’e mbrojti hajnin’’, ndërsa ‘’nuk kërkoi drejtësi’’.

Postimi:

Pse Mefaili po e mbron hajninë?

Heshti 6 vjet për një skandal që vetë thotë se e paska ditur më herët. Hera e parë që foli, nuk kërkoi drejtësi, e mbrojti hajninë.

Dhe sot po mashtron. Po e largon vëmendjen, e po e mbronë mashtrimin më të madh energjetik. Njëhsorët nuk janë “Iskra”. I kemi 877 mostra. Shihni vetë nëpër shtëpi. Por edhe sikur të ishin, hajnia është hajni, edhe po të ishte e vet Mefailit.

Sepse problemi nuk është emri i pajisjes. Problemi është faturimi i padrejtë, abuzimi dhe mungesa e përgjegjësisë.

Kush e ka ditur dhe ka heshtur, ka bashkëpërgjegjësi. Kush del dhe e relativizon sot këtë skandal, po e mbron këtë hajni.

Prandaj pyetja mbetet e njëjtë:

Mefail, pse po e mbron hajninë?

Këto ditë do të vazhdojmë me zbardhjen e plotë të këtij skandali; deri në Prokurori.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz