back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmeAVONET: Qeveria të i mbaj duart larg nga gazetarët e RTK-së

AVONET: Qeveria të i mbaj duart larg nga gazetarët e RTK-së

Të ngjajshme

Musliu – Shoshi: Veprimet e LVV ndaj gazetarëve në RTK janë sulm ndaj vetë demokracisë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit...

Milani interesohet për lojtarin e Getafes, pasi siguroi nënshkrimin e Harderit

Drejtori i Milanit, Geoffrey Moncada, është parë sonte në...

Ekspertët e sigurisë: Lista Serbe, rrezik për stabilitetin

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,...

AVONET: Qeveria të i mbaj duart larg nga gazetarët e RTK-së

Rrjeti i OJQ-ve, Avonet, ka shprehur shqetësimin për siç...

Rrjeti i OJQ-ve, Avonet, ka shprehur shqetësimin për siç u tha, ndërhyrjen e Qeverisë në lirinë e medias dhe përjashtimin arbitrar të gazetarëve dhe moderatorëve nga prezantimi i emisioneve në RTK.

Sipas tyre, ky veprim, “i kryer në mënyrë të paparalajmëruar, joligjore dhe në mungesë të një Bordi funksional, paraqet cenim të drejtpërdrejtë të pavarësisë editoriale dhe të misionit publik të RTK-së.”

“Vendimi për mbylljen e emisioneve dhe përjashtimin e gazetarëve që kanë demonstruar profesionalizëm dhe paanshmëri, tregon qartë tendencën për të heshtur zërin kritik dhe për të ushtruar kontroll politik mbi transmetuesin publik. AVONET vlerëson se ky akt i censurës alarmante nuk është vetëm një çështje e brendshme e RTK-së, por një goditje e rëndë ndaj lirisë së shprehjes, transparencës dhe demokracisë në Kosovë. Sepse RTK nuk është e pushtetit, është e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Si organizatë e shoqërisë civile që monitorojmë respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirinë e medias, ne i bëjmë thirrje institucioneve shtetërore dhe partive politike, me theks të veçantë Lëvizjes Vetëvendosje të ndalojnë çdo ndërhyrje në punën e gazetarëve, të garantojnë funksionimin e pavarur të RTK-së dhe të respektojnë parimet e rendit demokratik.” – thuhet në reagim.

Po ashtu, Avonet ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, sidomos ata që mbështesin zhvillimin e mediave të lira dhe të pavarura, që të reagojnë ndaj këtij rasti të rëndë të censurës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz