back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeAVONET dorëzon padi ndaj Qeverisë në detyrë

AVONET dorëzon padi ndaj Qeverisë në detyrë

Të ngjajshme

Ashpërsohet gjuha Rama-Çeku në debatin për Rrugën A

Është ashpërsuar gjuha mes kandidatëve në përballjen Rama-Çeku teksa...

Stojkoviq: Regjimi i Vuçiqit po likuidon serbët e padëgjueshëm në Kosovë

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka reaguar ashpër pas ngjarjes...

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka njoftuar se sot do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative, sicç thuhet në komunikatën për media për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës (nr. 02/273, datë 31.10.2025), që ka të bëjë me aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Sipas njoftimit, së bashku me padinë do të dorëzohet edhe propozimi për vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë, me qëllim pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi. Dorëzimi do të bëhet në Pallatin e Drejtësisë, në Departamentin për Çështje Administrative, me fillim nga ora 10:30.

Pas dorëzimit të padisë, drejtori ekzekutiv i AVONET, Kenan Gashi, do të mbajë një deklaratë për media, ku do të shpjegojë qëllimin e kësaj padie, e cila, sipas njoftimit, lidhet me respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Qeverinë, si dhe parimet e ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit.

Njoftimi i plotë:

Dorëzimi i padisë ndaj Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për anulimin e vendimit mbi projektligjin për ndarjet buxhetore 2026

Të nderuara media,

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ju fton të merrni pjesë në aktivitetin mbi dorëzimin e padisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative, për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës (nr. 02/273, datë 31.10.2025), për aprovimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe së bashku me padi do të dorëzohet edhe propozimi vendosjen e masës së përkohshme të sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi.

Dorëzimi i padisë do të bëhet në:

 Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative (Pallati i Drejtësisë), Hajvali, Prishtinë;

E hënë, 3 nëntor 2025, me fillim nga  Ora 10:30

Pas dorëzimit të padisë, Drejtori Ekzekutiv i AVONET, Kenan Gashi do të mbajë një deklaratë për media, ku do të shpjegoj qëllimin e kësaj padie, e cila lidhet me respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Qeverinë, si dhe parimet e ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit.

Pjesëmarrja dhe përcjellja e këtij aktiviteti nga ana juaj do të kontribuonte në informimin e drejtë të publikut dhe transparencën për një çështje me interes të lartë publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz